Insigne me afër Milanit, Napoli bën edhe këtë veprim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Insigne me afër Milanit, Napoli bën edhe këtë veprim

18:07 | 19 Korrik 2021

Ka raportime që sugjerojnë se Napoli është gati të shesë kapitenin e tyre Lorenzo Insignen për 30 milionë euro këtë verë.

Kontrata e 30-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2022 dhe sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, Partenopei janë të gatshëm ta shesin atë në afatin kalimtar të verës.

Është raportuar se nuk ka gjasa që Insigne të nënshkruajë një rinovim të kontratës me klubin e tij të fëmijërisë pasi ai dëshiron një rritje page mbi pesë milionë euro në vit, ndërsa Partenopei, duhet të ulë pagën e tij për të mbajtur bilanzin ekonomik.

Reprezentuesi italian gjithashtu dëshiron kontroll të plotë mbi të drejtat e tij të imazhit, diçka që Aurelio De Laurentiis nuk ka gjasa ta pranojë.

Napoli ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro nga Manchester United për qendërmbrojtësin e tyre Kalidou Koulibaly por do të pranonte një tarifë të ngjashme për të shitur Insigne këtë verë.

Insigne u bashkua me Napolin nga Olimpia Sant’Arpino kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ka kaluar nëpër akademinë e klubit, duke bërë debutimin e tij për ekipin e parë në një fitore 2-0 ndaj Livornos në vitin 2010.

30-vjeçari ka qenë i lidhur me Milanin, Barcelonën dhe Tottenhamin, gjersa shënoi dy gola në shtatë paraqitje me Italinë në Euro 2020.

Komento: