Inter arrin fitore të madhe, e merr kreun e tabelës

23:04 | 29 Tetor 2019

Nerazurrët kanë arritur një fitore të madhe.

Interi është kthyer në krye të tabelës pas fitores prej 2-1 që e realizoi si mysafir i Brescias në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.

Një fillim më i mirë i Nerazzurrëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 23-të, kur një goditje e Lautaro Martinez u devijua dhe u ndal në portën e Enrico Alfonsos.

Me këtë epërsi minimale të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim, duke qenë se në minutat e mbetura të gjysmës së parë nuk pati shumë raste të rrezikshme.

Pjesa e dytë filloi me dy raste të njëpasnjëshme të vendasve, me Mario Balotellin dhe Alfredo Donnarumman që nuk arritën ta kalonin portierin Samir Handanovic.

Porse në minutën e 63-të, Romelu Lukaku shkoi në një solo aksion dhe realizoi gol të bukur me një goditje me të majtën nga jashtë zonës.

Me një autogol të Milan Skriniar (76′), Brescia u kthye në lojë dhe në minutat e mbetura tentoi vazhdimisht që ta barazonte rezultatin, por pa sukses.

Komento: