
Inter dhe Fiorentina kanë nisur duelin për yllin e Serie A.
Dy skuadrat nga Serie A janë të interesuara për shërbimet e yllit të Romës, Alessandro Florenzi.
Florenzi thuhet se do të largohet nga Roma gjatë merkatos së janarit, duke zgjuar kështu interesimin e Inter dhe Fiorentina, transmeton lajmi.
Anësori nuk ka pasur minutat e tij nën urdhrat e Paulo Fonseca, me trajnerin që preferon të luajë me Leonardo Spinazzola.
Anash Inter dhe Fiorentina, interesim për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra franceze, Olympique Lyon.
