Inter dhe Juventus marrin lajmin e madh

10:02 | 25 Nëntor 2019

Rasti i Federico Chiesa ka patur disa zhvillime interesante ditët e fundit.

Fiorentina e tij humbi kundër Hellas Verona, duke rënë më tej në pozicionet pasi dukej si një fillim shumë premtues i sezonit.

Sidoqoftë, ylli i ri nuk ishte as në njëmbëdhjetshën e parë, pavarësisht rëndësisë së tij për ekipin,përcjell ORAinfo.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, menaxheri Vincenzo Montella fajësoi atë për gjendjen e tij ‘fizike dhe mendore’, duke lënë të kuptohet se thashethemet e ikjes kanë ndikuar negativisht në të.

Drejtori sportiv i Fiorentina, Daniele Prade, nga ana tjetër, e bëri të qartë se përjashtimi ishte për shkak të gjendjes fizike të Chiesa, dhe asgjë tjetër.

Prapëseprapë, është mjaft e qartë që anësori dëshiron të transferohet gjatë verës në një klub më të madh, ku mund të rritet si lojtar. Juventusi dhe Inter bëhen gazi tashmë për ofertat e tyre për yllin e madh./ORAinfo/

Komento: