Inter dhe Juventus në “luftë” për yllin e madh

23:18 | 30 Nëntor 2019

Futbollisti i Fiorentinës, Federico Chiesa është njëri nga futbollistët më të përfolur të momentit.

Juventus po mendon të bëjë një transferim për anësorin e Fiorentinës, Federico Chiesa, raporton Calciomercato, përcjell ORAinfo.

Anësori ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave për shfaqjet e tij për Fiorentina dhe Inter shpresojnë ta tërheqin atë në San Siro.

Juve, megjithatë, janë gjithashtu duke e shikuar atë dhe besojnë se ai do t’i shtonte thellësi sulmit të tyre./ORAinfo/

Komento: