Inter dhe Juventus në “luftë”, shkak ky lojtar

17:30 | 17 Shtator 2019

Ende nuk dihet saktë se ku do të luajë Eriksen.

Christian Erkisen është kthyer në një lojtar që kërkohet nga shumë klube të Europës si Real Madrid, Inter, apo edhe Juventus.

Mirëpo, sikurse raporton “Daily Mail”, Tottenham është duke punuar për të rinovuar kontratën me danezin, duk I ofruar deri në 260 mijë stërlina na javë, duke e bërë atë një prej lojtarëve më të paguar në Premier League.

Mirëpo, në rast se nuk ndodh rinovimi, atëherë, Eriksen largohet nga nënkampionët e Europës me parametra zero, e aty do të punohet shumë nga klubet e tjera për ta marrë në ekip.

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi një “luftë” mes Juventusit dhe Interit në vijimësi për këtë futbollist. Derbi I Italisë, mes Interit dhe Juventusit do të luhet në javën e 7 të kampionatit, por në 3 javë të luajtura deri më tani, zikaltërit kryesojnë me pikë të plota, kurse bardhezinjtë kanë grumbulluar vetëm 7 pikë.

Komento: