
Gjigantët italianë të Serisë A Inter dhe Milan janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Udineses, Rodrigo de Paul.
Nerazzurret janë mjaft aktivë në tregun e transferimeve për të forcuar mesfushorin e tyre ku ata me herët ishin të interesuar për Sandro Tonali të Brescia dhe Sergej Milinković-Savić të Lazio.
Sipas raportit të fundit nga Corriere dello Sport, Interi tani është i interesuar edhe për De Paul i cili ka tërhequr interes nga rivalët e tyre të qytetit AC Milan, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, raporti thoshte se hierarkia e Interit vetëm do të fillojë procesin e sjelljes së De Paul në San Siro në verën e vitit 2020.
Lojtari argjentinas luan të Udinese që nga vera e vitit 2016 kur iu bashkua atyre nga Valencia për një tarifë të raportuar prej 3 milionë euro.
Që atëherë, 25-vjeçari ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 115 ndeshje të ligës, duke shënuar 18 gola. /ORAinfo/