Inter merr lajmin e zi, i lëndohet rëndë lojtari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter merr lajmin e zi, i lëndohet rëndë lojtari

19:58 | 03 Dhjetor 2019

Interi ka njoftuar sot zyrtarisht se mesfushori italian, Roberto Gagliardini ka pësuar një dëmtim të këmbës, duke shtuar edhe një lojtar tjetër në listën e tyre të mesfushorëve të lënduar.

Klubi Milanez njoftoi se 25-vjeçari italian ka kaluar në provime klinike dhe mjekësore këtë mëngjes në Istituto Humanitas në Rozzano, i cili zbuloi një dëmtim të këmbës në thembra e tij të djathtë,përcjell ORAinfo.

Klubi planifikon të rivlerësojë gjendjen e tij fizike javën e ardhshme, do të thotë se ai do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen e ligës së klubit kundër Romës të Premten./ORAinfo/

Komento: