Inter merr lajmin katastrofal

20:03 | 01 Tetor 2019

Interi ka marrë një lajm të keq.

Romelu Lukaku nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Interin për ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi lojtari ka një problem muskulor.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte në konferencë për shtyp.

“Lukaku nuk është këtu, ai kishte një problem muskulor”, ka deklaruar Conte.

“Ai po vazhdonte ta ndiente problemin dhe testet ishin negative, por ne preferuam në çdo rast të mos rrezikojmë me të. Ne duhet të mbështetemi në mënyrën se si ndihet lojtari në këto raste”.

Nuk dihet nëse lojtari do të jetë i gatshëm për derbin e së dielës, kur Inter takohet me Juventusin në ‘San Siro’.

Komento: