Inter merr lajmin e keq, ja kur kthehet Sensi

21:40 | 25 Tetor 2019

Interi po përballet me shumë lëndime.

Interi arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme në Champions League përballë Dortmund. Zikaltërit tashmë kanë lënë pas fitoren dhe janë përqendruar te takimi I radhës ndaj Parmës në kampionat.

Edhe për këtë ndeshje, Conte do të ketë mungesat e Sensit dhe D’Ambrosios të cilët nuk janë ende gati nga dëmtimet.

Mbrojtësi italian mund të jetë gati për ndeshjen e mesjavës ndaj Breschias ose maksimumi në fundjavë ndaj Bolognas.

Për mesfushorin Sensi situate duket pak më e vështirë pasi gjendja e tij do të vëzhgohet me kujdes nga mjekëst dhe Conte shpreson që ta ketë gati për Bolognan.

Komento: