Inter nis bisedimet për transferimin e yllit brazilian

21:23 | 28 Tetor 2019

Inter po kërkon ta përforcojë edhe më shumë fazën e sulmit.

Skuadra nga qyteti i Milanos do të synojë të marrë nënshkrimin e Gabigol, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Inter dhe Flamengo kanë nisur negociatat mbi një marrëveshje të mundshme për Gabriel Barbosa.

Ylli brazilian ka impresionuar këtë sezon me skuadrën e tij, por ai do të shqyrtonte një rikthim tek Inter.

Drejtori i Flamengo, Rodolfo Landim ka konfirmuar për ‘Calciomercato’ se bisedimet janë duke vazhduar me ‘Zi kaltrit’, transmeton lajmi.net.

“Për momentin menaxhmenti ynë sportiv po bisedon me Inter. Negociatat janë në fazën preliminare” ka thënë ai.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijë marrëveshje për lojtarin. Gabigol do të mbulonte hapësirat e lëna nga Alexis Sanchez i cili pësoi dëmtim.

Komento: