Inter nis kontaktet me sulmuesin e njohur, po e transferon në janar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Inter nis kontaktet me sulmuesin e njohur, po e transferon në janar

16:58 | 08 Nëntor 2019

Inter ka krijuar kontakte me sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud, raporton Gazzetta dello Sport.

Ylli francez raportohet se është i pakënaqur në klubin me qendër në Londër me mungesën e kohës për të luajtur pas shfaqjes së të riut Tammy Abraham si sulmuesi i zgjedhjes së parë në Stamford Bridge,përcjell ORAinfo.

Kohët e fundit, kishte raporte që hierarkia e Chelsea ka vendosur të shesë Giroud së bashku me dy lojtarë të tjerë në afatin kalimtar të janarit nëse arrin një ofertë të konsiderueshme.

Sa i përket raportit të fundit, klubi me qendër në Milano – i cili po kërkon të nënshkruajë një sulmues i cili mund të përdoret si rezervë për sulmuesin e zgjedhjes së parë Romelu Lukaku — e kanë identifikuar 33-vjeçarin si një përshtatje perfekte dhe tashmë e kanë vendosur kontakt me kampin e lojtarit./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!