Inter po e kërkon yllin e Bayern Munich

17:31 | 24 Tetor 2019

Shumë skuadra të mëdha po shprehin interesimin e tyre për sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller.

Edhe Inter ka hyrë në garë për ta transferuar yllin e Bundesligës

Muller ka filluar vetëm tri ndeshje në Bundesligë për Bayernin këtë sezon, dhe nuk e ka mbajtur sekret pakënaqësinë e tij për ulje në stol.

Janë Bild dhe Kicker që shkruajnë se Inter po kërkon transferimin e tij që në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, Inter për të arritur te Muller, duhet të fitojë garën ndaj Manchester United.

Muller konsiderohet si një lojtar i përshtatshëm për të gjitha skemat në fazën e sulmit, duke luajtur kudo në vijën e parë, ose edhe si një mesfushor i avancuar.

Komento: