Inter po e ‘rrëmben’ super-yllin e Real Madridit

20:23 | 29 Nëntor 2019

James është bërë i dëshiruar nga Inter Milan.

Ylli i Real Madrid, James, duket se ka përfunduar në listën e dëshirave të Inter.

‘La Repubblica’ shkruan se Inter do të synojë një lëvizje për mesfushorin kolumbian, gjatë merkatos së verës, transmeton lajmi.

James ka qenë i lidhur edhe me Napolin gjatë verës, por ‘Los Blancos’ patën kërkesat e mëdha duke pamundësuar këtë lëvizje.

Gjithsesi, madrilenët do të kërkojnë rreth 50 milionë euro për një lojtar që ka pasur vetëm 9 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Mbetet të shihet se a do të arrijë Inter që të sigurojë shërbimet e James Rodriguez.

Komento: