
Inter është i interesuar të nënshkruajë Marcos Alonso nga Chelsea, në dritaren e transferimit të janarit.
Spanjolli ka humbur vendin e tij në XI startues që nga ardhja e Frank Lampard si menaxher në verë i cili ka preferuar Emerson Palmieri si numrin një të majtë në klub,përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, hierarkia e klubit me qendër në Milano është e interesuar të nënshkruajë Alonso dhe janë të gatshëm të bëjnë një veprim për të në dritaren e ardhshme të transferimit.
28-vjeçari ka qenë në klubin me qendër në Londër që nga vera e 2016 kur ai u transferua nga Fiorentina për një tarifë të raportuar transferimi prej 23 milion €./ORAinfo/