Inter prezanton fanellën e tretë, i ka befasuar të gjithë

10:28 | 09 Shtator 2019

Inter ka prezantuar fanellën e tretë.

U përfol gjatë ditës së djeshme në rrjet, por tashmë është prezantuar dhe nga klubi fanella e re e Interit.

Bëhet fjalë për një uniformë krejtësisht të zezë me detajet në ngjyrën e verdhë.

Skuadra italiane rikthehet pas në kohë në sezonin 1997-98 kur fituan Kupën UEFA.

Një fanellë e bukur dhe interesante shumë ndryshe nga uniforma e parë zikaltër dhe e dyta e bardhë.

Skuadra italiane mund të veshë fanellën e tretë në Champions League.

Komento: