
Nerazurrët kanë arritur një fitore të madhe.
Interi nuk ka ndërmend t’i ndahet Juventusit në luftën për titullin kampion. Skuadra e Antonio Contes ka fituar me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj Torinos.

Siç ndodh në shumicën e ndeshjes, zikaltrit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 12-të me Lautaro Martinez pas një kundërsulmi të shpejt. Në terrenin e rënduar nga shiu, zikaltrit shënuan edhe golin e dytë në minutën e 32-të me De Vrij.
Në pjesën e dytë, Romelu Lukaku vulosi fitoren e skuadrës së tij që e ngjit në vendin e dytë me 34 pikë, 1 më pak se Juventusi.
Një ecuri shumë pozitive për Interin që është 10 pikë larg nga vendi i tretë që mbahet nga Lazio.