Inter-Udinese, befasi në formacionet zyrtare

17:20 | 15 Dhjetor 2018

Pas një barazimi dhe një humbje, Interi do të tentojë t’i rikthehet fitores në Serie A.

Zikaltrit do të presin në Giuseppe Meazza skuadrën e Udineses, e cila gjithashtu ka një bilanc të njehtë në dy ndeshjet e fundit.

Si risi nga minuta e parë në skuadrën e Luciano Spallettit është Keita Balde, i cili është futur në vend të Ivan Perisic.

Për mysafirët nga fillimi luan mesfushori shqiptar, Valon Behrami.

Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Interi: Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Borja Valero, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Keita

Udinese: Musso; Stryger-Larsen, Troost-Ekong, Nuytinck; Ter Avest, Fofana, Behrami, Mandragora, D’Alessandro; Pussetto, De Paul.

Neroazzurrët aktualisht renditen në vendin e tretë me 29 pikë, gjashtë më pak se Napoli dhe 14 se Juventusi në vendin e parë.

Udine është në pozitën e 17-të me vetëm 13 pikë, dy pikë larg zonës që dërgon në Serie B.

Komento: