Inter vihet pas mbrojtësit të PSG-së

21:34 | 06 Shkurt 2020

Interi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për sezonin e ardhshëm.

“Nerazzurri” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ia kanë vënë syrin përfaqësuesit francez të Paris Saint-Germainit

“Nerazzurri” me këtë rast ia kanë vënë syrin mbrojtësit të majtë të Paris Saint Germainit, Layvin Kurzaëa.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian, Tuttosport, përcjell Express.

Përfaqësuesi francez po e kalon vitin e fundit të kontratës dhe pritet të largohet nga Parisi gjatë verës që vjen.

Ai ka përfunduar shpesh në bankinë në “Parkun e Princave”, ndërsa tek Zikaltrit mund të ketë më shumë hapësira.

Trajneri Antonio Conte ua ka kërkuar tashmë futbollistin drejtuesve të klubit italian.

Komento: