Inter vihet pas yllit shqiptar që po shkelqen në Serie A

19:46 | 19 Dhjetor 2019

Inter po shfaq interesim për futbollistin shqiptar Marash Kumbullën.

Mbrojtësi shqiptar është duke treguar paraqitje të mira këtë edicion me fanellën e Hellas Veronës në Serie A.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Igli Tare e do prej kohësh futbollistin te Lazio, derisa edhe Interi është i interesuar për Kumbullën.

Agjenti i shqiptarit, Gianni Vitali ka thënë se Kumbulla është i gatshëm që të luajë për Interin. “Interi e ndjek Kumbullën që nga fillimi i sezonit. Të gjithë do të bëjmë vlerësimet për të. Marashi ndiqet dhe kërkohet nga disa klube italiane dhe europiane. A është gati për Interin? Po ai është gati, mund të luajë titullar në mbrojtjen zikaltër”, është shprehur Vitali.

Komento: