Inter vjen me transferim të madh nga United

15:44 | 12 Tetor 2019

Nemanja Matic mund të ndjekë gjurmët e Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez për të kaluar në Inter, thotë Calciomercato.

Mesfushori i Manchester United është jashtë kontratës në fund të sezonit, dhe Djajtë e Kuq mund të tundohen të ndahen me të në janar, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht fillimit mbresëlënës të Interit, Antonio Conte mendon se një mesfushor mbrojtës është i nevojshëm dhe e sheh serbin – me të cilin ka punuar në Chelsea – si zgjidhjen e përsosur për një tarifë të prerë./ORAinfo/

Komento: