Interi “dridh” Spanjën, po ia merr yllin e madh Realit

21:58 | 29 Nëntor 2019

Interi po kërkon përforcime kreative në janar dhe kjo mund të vijë përmes mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez, raporton La Repubblica.

Pavarësisht se ishte i lidhur me një transferim te Napoli në fund të huazimit të tij në Bayern, Madrid e riktheu largimin origjinal me shpresën për të ringjallur karrierën e tij në Bernabeu,përcjell ORAinfo.

Mediat spanjolle pretendojnë se kolumbiani dëshiron të largohet nga kryeqyteti i vendit dhe se Interi është një destinacion i mundshëm i tij./ORAinfo/

Komento: