Interi në kërkim të yllit të madh

20:52 | 19 Dhjetor 2019

Interi po përgatitet për transferime të reja.

Skuadra e Inter dëshiron të marrë shërbimet e njërit prej mesfushorëve më të kërkuar në Serie A aktualisht.

Dejan Kulusevski është lojtari që po luan me Parman, si i huazuar, por që ka zgjuar vëmendje të madhe nga të gjitha skuadrat e mëdha evropiane.

Mediet italiane bëjnë të ditur se Inter dëshiron të arrijë një marrëveshje me Kulusevskin.

Synimi i ‘Zi kaltërve’ është që të finalizojnë një marrëveshje në verën e ardhshme.

Kartonin e lojtarit e mban skuadra e Atalanta. Mesfushori luan edhe me kombëtaren e Suedisë.

Komento: