Interit i dështon transferimi i yllit të Barcelonës

19:20 | 21 Nëntor 2019

Interit i dështon transferimi i Artuaro Vidalit

Vidal nuk do të largohet nga Barcelona.

Siç raporton Tuttosport, megjithë kërkesën e Antonio Contes për të transferuar Arturo Vidal në janar, gjasat për të ndodhur një gjë e tillë janë të vogla, përcjell lajmi.

Barcelona nuk e ka ndërmend të humb një mesfushor cilësor në janar, kur dihet se me sa shumë probleme është ballafaquar këtë sezon.

Në anën tjetër, Inter nuk duken të gatshëm të shpenzojnë shumë të çmendura në janar për një lojtar që i ka kaluar të 30-tat.

Arturo Vidal te Barcelona është transferuar në verën e vitit 2018 nga Bayern Munich.

Komento: