Isa Mustafa bën krahasimin e qeverisjes qendrore ndaj asaj lokale: Nuk ka detyrë më të vlefshme sesa të jesh kryetar komune

23:53 | 01 Dhjetor 2021

Mustafa: Për atë që dëshiron t’i shihet puna, nuk ka detyrë më të vlefshme sesa të jesh kryetar komune.

Ish-kryeministri i vendit, njëherit ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa ka bërë një krahasim rreth mënyrës së qeverisjes qendrore ndaj asaj lokale.

Në Doku n’Klan, ish-drejtuesi i LDK-së, u shpreh se puna e kryetarit të komunës është më e vlefshme për disa arsye, derisa në detyra të qeverisjes qendrore, ai thotë se puna që bën nuk lidhet çdoherë me individin.

“Për atë që dëshiron që të shihet puna e tij, edhe ta kujtojnë atë për veprën e tij, nuk ka punë më të rëndësishme, apo më tërheqëse dhe me të vlefshme sesa puna e kryetarit të komunës”.

Tutje, ai shtoi se kryetari i komunës në qeverinë qendrore mund të punojë më shumë.

“Sepse në qeverinë qendrore mund të punoj shumë, mirëpo puna nuk lidhet drejtpërdrejtë me individin”.

Komento: