Ish banori i BB “degjeneron” Donaldin pas ndarjes me Trixën: “Mashkull pa shtyllë kurrizore”

12:32 | 23 Shkurt 2022

“Mashkull pa shtyllë kurrizore”, ish banori i BB “degjeneron” Donaldin pas ndarjes me Trixën.

Anaid Kaloti është fituesi i edicionit të gjashtë të “Big Brother Albania”.

E gjatë gjithë kohës ai ka qenë aktiv në rrjete sociale ku ka komentuar rreth ngjarjeve në “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net.

Anaidi ka qenë një ndër personat publik që nuk e ka mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrixën, pas datës 9 janar ku tre parashuta kaluan mbi shtëpinë e BBV dhe po ashtu rastisi edhe ditëlindja e Bora Zemanit.

Në parashutën e parë ishte një fotografi e “Spider-man” duke u puthur me MJ, në tjetrën shkruhej: “Bota është e jotja Donald demi, jepi gaz”, ndërsa te tjera specifikohej data 9 janar dhe ishte e shkruar: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret”.

Por, gjatë ditës së djeshme ai ka publikuar një postim në rrjetin social “Instagram” ku ka shkruar: Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Në Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë që t’i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku.

Kujtojmë se ndarjen nga Donaldi e ka konfirmuar Trixa përmes një postimi.

Komento: