Ish-deputeti i PDK-së: Refuzimi i kërkesës së Thaçit për të marrë pjesë në varrim, veprim jo human e jo ligjor

17:38 | 18 Mars 2025
ish-deputeti-i-pdk-se:-refuzimi-i-kerkeses-se-thacit-per-te-marre-pjese-ne-varrim,-veprim-jo-human-e-jo-ligjor


Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Ai e ka quajtur këtë vendim një padrejtësi të radhës, duke e cilësuar si të dhimbshëm dhe skandaloz.

Padrejtësia e radhës nga Gjykata Speciale e dhimbshme dhe skandaloze!’’, tha ish deputeti për Front Online.

Beqa ka theksuar se ky veprim i Gjykatës Speciale është një mohim i një të drejte themelore njerëzore dhe se ka treguar një pandjeshmëri të thellë ndaj vlerave humane.

“Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për babain e tij është mohim i një të drejte themelore njerëzore!’’, deklaroi Beqa.

Ai ka shprehur shqetësimin se nuk ka asnjë arsye ligjore që kërkesa e Hashim Thaçit të refuzohej, përveçse për të thelluar dhimbjen dhe për të treguar njëanshmërinë e Gjykatës Speciale.

Nuk ka asnjë arsye që një kërkesë e tillë të refuzohet, përveçse për të thelluar dhimbjen dhe për të treguar njëanshmërinë e saj’’, përfundoi Beqa.

Komento: