Ish drejtori i Rosonerëve: Ronaldo fiton më shumë se Milano

23:03 | 11 Nëntor 2019

Juventus e mundi mbrëmë Milanin, pasi bardhezinjtë përfunduan takimin duke fituar me një rezultat 1-0 falë një goli të nderit nga Paulo Dybala.

U fol shumë për Cristiano Ronaldo, i cili u zëvendësua ga Maurizio Sarri, por kjo tani duket se do të jetë ujë nën urë.
Ish drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli foli për disa tema për Juventusin për Tele Lombardia, përcjell ORAinfo.

“Bonucci? Ai është një protagonist. Pas në lojen Milan-Genova, ku ai mori një karton të kuq, unë i dhashë një gjobë të ekzagjeruar prej 100 mijë eurosh. Unë i thashë që ky ishte një shembull për të gjithë pasi ai ishte udhëheqësi ynë”, tha ai.

Mirabelli foli edhe Ronaldon.

“Cristiano Ronaldo? Vendimi i Maurizio Sarri ishte heroik, ai vendosi të nënshtrojë një lojtar që fiton më shumë se i gjithë skuadra e Milani”, pohoi ai. /ORAinfo/

Komento: