Ish-drejtori i ShSKUK-së emërohet këshilltar i Albin Kurtit

16:36 | 17 Nëntor 2021

Neuropsikiatri Ulaj emërohet këshilltar i Albin Kurtit.

Ish-drejtori i ShSKUK-së, neuropsikiatri Jusuf Ulaj është emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta, përmes një postimi në Facebook në profilin e tij.
“VVazhdojmë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për shëndetësi!”, ka shkruar Shkreta.

Ulaj është anëtar i Komiteti për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje

Komento: