
Personi që u gjet pa shenja jete në Rugovë është ish-ushtar i UÇK-së.
Një person që është gjetur sot pa shenja jeta në Rugovë.Sinjali mëson se viktima është Arton Lajqi, ish-ushtar i UÇK-së.
Rastin e ka konfirmuar edhe Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Në malet e Rugovës, më saktësisht në fshatin Shtupeq, si pasojë e goditjes nga lisi në mal ka humbur jetën një person, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Nikçi.
