
Veprimet e Granit Xhakës janë ato që po komentohen më së shumti këtë kohë në Londër.
Xhaka bëri disa gjeste që nuk u pëlqyen shumë, gjatë ndeshjes së tij të fundit me Arsenal, kur po zëvendësohej nga Unai Emery.
Xhaka u përvoll me vërshëllima, gjë kjo që nuk i pëlqeu dhe bëri që ai të ofendonte tifozët, madje edhe të hiqte fanellën e skuadrës.
Pas këtyre veprimeve, Charlie Nicholas beson se mesfushori do të largohet nga Arsenal gjatë muajit janar, pasi ashtu nuk mund të sillet.
“Thjesht nuk mund të sillesh ashtu. Është kaq e thjeshtë. Tifozët paguajnë paratë e tyre, ata vijnë aty – dhe paguajnë para të mëdha tek Arsenal – dhe janë duke kërkuar diçka më të mirë” ka thënë Nicholas, transmeton lajmi.
“Drejtuesit e Arsenal duhet të marrin një vendim, pasi ata e dijnë se tifozët janë kundër tij, dhe mendoj se ai do të largohet në janar” ka thënë ndër të tjerash ish anëtari i ‘Gunners’.
Mbetet të shihet nëse Xhaka do të arrijë të rikthehet në skuadër dhe të rifitojë pëlqimin e tifozëve, ose nëse ai do të largohet në janar.