Ish-ylli i Barcelonës tregon pjesën më të mirë dhe atë më të keqe të Guardiolas

22:17 | 19 Dhjetor 2019

Dani Alves ka dhënë komentin e tij rreth ish trajnerit Pep Guardiola.

Mbrojtësi brazilian ka kaluar kohën më të mirë të karrierës së tij nën urdhrat e trajnerit spanjoll.

Nën urdhrat e Guardiola, Alves ka fituar të gjitha trofetë e mundshme me skuadrën e Barcelonës, duke qenë i paprekshëm në formacionin e katalanëve.

Lojtari së fundmi ka dhënë edhe disa komente për trajnerin, duke pasur vetëm fjalë pozitive.

“Gjëja më e mirë rreth Guardiola? Mënyra se si ai bashkonte grupin” ka thënë Alves, transmeton lajmi.

“Gjëja më e keqe? Nuk ka gjë të keqe tek ai” ishin fjalët e mbrojtësit brazilian.

Pep Guardiola dhe Alves nuk kanë punuar më së bashku që nga koha tek Barcelona, por kujtimet duket se janë pozitive.

Komento: