Ish ylli i Milanit befason : Më telefononi mua kur keni nevojë

12:00 | 30 Shtator 2019

Ish-mesfushori i Japonisë, Keisuke Honda i ka kërkuar Milanit që të mendojë për rikthimin e tij.

Honda luajti për Milanin në mes 2014 dhe 2017, duke shënuar 11 gola dhe siguruar 14 asistime në 92 ndeshje, ndërsa fitoi një Supercoppa në mesin e sezonit të tij të fundit, përcjell ORAinfo.

“Unë gjithmonë kam dashur t’ju ndihmoj. Më telefononi kur të keni nevojë për mua”, ka shkruar ish ylli i Milanit

33-vjeçari bëri një gjest të ngjashme javën e kaluar, duke i kërkuar Manchester United që t’i bënte një ofertë.

Diavolo, ndërkohë, ka nevojë për pushim pasi filloi sezonin me katër humbje nga gjashtë ndeshje./ORAinfo/

Komento: