Ishte “hero” për ekipin e tij, flet Dybala

09:45 | 23 Tetor 2019

Ai ia solli fitoren ekipit të tij.

Paulo Dybala thotë se Juventusi ka dërguar sonte mesazh të qartë se tashmë e kanë eksperiencën në fitoren ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 2-1.

Rusët e shokuan Zonjën duke shënuar në minutën e 30, por ‘La Joya’ shënoi në minutat 77’ dhe 79’ për ta kthyer ndeshjen në rrjedhën e duhur për të tijtë.

“Kam pasur shumë nevojë për këto dy gola. Është rezultat i mirë për mua dhe për ekipin, pasi ne vuajtëm, por treguam që kemi eksperiencë dhe duhet ta ruajtëm qetësinë që ta gjejmë rrugën”.

Ai u pyet edhe për lojën me Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo së bashku.

“Ne mund të punojmë, trajneri i ka idetë e tija dhe ne duhet të stërvitemi që të përmirësohemi së bashku”.

Bianconerët janë ende të pamposhtur në të gjitha garat, por në ndeshje me Fiorentinën dhe Atletico Madridin lëshuan pikë.

“Ne e dërguam sinjalin e zakonshëm, që ky Juventus ka eksperiencë dhe talent”, ka thënë Dybala për Sky Sport Italia.

Komento: