Ishte vetëm 111 ditë në krye të Milanit, Giampaolo “çartet” me këtë fakt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ishte vetëm 111 ditë në krye të Milanit, Giampaolo “çartet” me këtë fakt

15:59 | 09 Tetor 2019

Marco Giampaolo, u la i mërzitur nga mënyra sesi iu komunikua largimi i tij nga AC Milan.

Kuqezinjtë njoftuan zyrtarisht vendimin e tyre për të shkarkuar Giampaolo të Martën në mbrëmje pas vetëm 111 ditësh në krye, përcjell ORAinfo.

Kjo përfaqëson mbretërimin më të shkurtër të ndonjë trajneri të Milanit.

Sipas Nicolo Schira të La Gazzetta Dello Sport, Giampaolo ishte zhgënjyer jo aq shumë për shkarkimin e tij – të cilin ai e shikon si pjesë të lojës – por për mënyrën se si u trajtua.

Mesazhi erdhi përmes një telefonate nga drejtori sportiv Ricky Massara, 36 orë pasi mediat tashmë kishin marrë erë se vendimi do të merrej./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!