Ishte yll te Milan, është “dështaku” më i madh në Angli

11:17 | 30 Tetor 2019

Trajneri i Wolves Nuno Espirito Santo, ka pranuar në Sky Sports News se nënshkrimi i ri Patrick Cutrone nuk është aty ku ata kanë menduar të jetë, por po e mbështet atë për të bërë një ndikim në klub.

Sulmuesi italian ka filluar vetëm gjashtë ndeshje, por Nuno pranon se 21-vjeçari është duke marrë kohë akoma për tu përshtatur në klubin e tij të ri,përcjell ORAinfo.

“Ai është duke u integruar në dinamikën e ekipit,” tha Nuno.
“Nuk është e thjeshtë të jesh tashmë atje ku ne presim që ai të jetë. Duhet kohë, por gjëja më e mirë është që ai ta kalojë atë, ai e dëshiron atë, ai punon shumë. Ne presim gjëra të mira nga ai”, ka përfunduar Nuno./ORAinfo/

Komento: