Ja ku mund të përfundojë Demiral

18:00 | 20 Mars 2022

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, është subjekt i interesimit të Manchester United, zbulon Fanatik.

Djajtë e Kuq po peshojnë një ofertë verore për 24-vjeçarin, i cili aktualisht është i huazuar te Atalanta, përcjell ORAinfo.

Demiral ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat për Atalantën deri më tani këtë sezon, duke përfshirë dy kundër United në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, e para prej të cilave ai arriti të rrëmbejë një gol në humbjen 3-2./ORAinfo/

Komento: