Ja kur fillon meçi mes Joshua dhe Ruiz?

10:10 | 07 Dhjetor 2019

Sot meçi mes Joshua dhe Ruiz.

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të ngjiten sërish në ring, për të kontestuar titullin e botës në boks për peshat e rënda.

Dy boksierët e njohur kanë kryer të gjitha matjet dhe sot (e shtunë) pritet të jenë në ring për ndeshjen që do të zhvillohet në Arabinë Saudite,shkruan lajmi

Ky meç, sipas kohës tonë lokale do të zhvillohet nga ora 21:30.

Platforma Kujtesa ka siguruar të drejtat televizive për shfaqjen e këtij spektakli.

Në meçin e parë të zhvilluar në qershor, Ruiz kishte befasuar të gjithë, duke rrahur Joshuan, duke ia marrë edhe titujt e botës në peshat e rënda.

Ruiz para meçit ka deklaruar se dëshiron të fitojë, për të mbajtur akoma rripat, ndërsa Joshua kërkon revanshin, ku shton se nuk ka frikë në zemrën e tij, e po ashtu as në sytë dhe mendjene tij.

Joshua në meçin e së shtunës është i vendosur të fitojë rripat e tij përsëri dhe është gati për një luftë të tretë me Ruiz vitin e ardhshëm.

Komento: