Ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi i Bruno Fernandes tek Man Utd

16:29 | 30 Janar 2020

Bruno Fernandes është përfundimisht lojtar i Manchester United

Klubi është shumë afër që të mbyll edhe zyrtarisht marrëveshjen me Fernandes.

Mesfushori portugez, kartonin e të cilit e mban skuadra e Sportingut të Lisbonës, sot pritet të zyrtarizohet te Manchester United, bën të ditur ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.

Bruno Fernandes lidhet me një kalim të mundshëm tek United qysh nga merkatoja e verës së kaluar, kur transferimi dështonte të finalizohej në minutat e fundit.

Një dramë mes dy palëve vazhdoi edhe këtë merkato, duke bërë që tifozët e United të ngrisin zërin kundër Ed ëoodëard.

Por, situata tashmë mund të ndryshojë, pasi lojtari veçse ka marrëveshjen me United, dhe sot pritet vetëm zyrtarizimi.

Komento: