Ja kush janë re të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

20:27 | 11 Dhjetor 2021

Këta janë tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Të dyshuarit e arrestuar janë babai dhe dy vëllezërit e vajzës që kishte kryer vetëvrasje në vitin 2020.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.

Komento: