Ja kush po cilësohet si “Van Dijk” i ri

22:26 | 14 Dhjetor 2019

Ruben Kluivert, djali i legjendës së Holandës Patrick, ka nënshkruar një kontratë profesionale me Utrecht dhe shpreson të imitojë yllin holandez, Virgil van Dijk.

Mbrojtësi 18-vjeçar tha se e sheh veten si të njëjtin stil lojtar si qendërmbrojtësi i Liverpool-it, dhe gjithashtu shpreson të vazhdojë të ndjekë gjurmët e babait të tij, dhe vëllait Justin, aktualisht në Roma,përcjell ORAinfo.

“Babai dhe vëllezërit e mi tashmë e dinë për kontratën time. Ata janë shumë krenarë për mua dhe natyrisht shumë të lumtur. Shpresoj se mund t’i ndjek ata “, ka përfunduar ylli i ri./ORAinfo/

Komento: