Ja kush po e kërkon me ngulm Hysajn

14:34 | 06 Tetor 2019

Elseid Hysaj mund të mos jetë më pjesë e Napolit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është aktivizuar shumë pak gjatë fillimit të këtij sezoni dhe nuk është më zgjedhja e parë për trajnerin Ançelotti. Në këtë mënyrë Hysaj duhet të gjejë një skuadër të re në merkaton e janarit për të luajtur më shumë minuta, por oferta duhet të kënaq edhe drejtuesit e klubit.

De Laurentis nuk u bind gjatë verës nga ofertat për të dhe për këtë arsye vendosi që Hysaj të mos largohet.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Valencia dhe Atletiko Madrid nuk kanë hequr dorë nga shërbimet e tij dhe do të bëjnë sërish një ofertë në janar. Por jo vetëm në Spanjë, por edhe Roma është kthyer sërish nga mbrojtësi shkodran pas dëmtimit të Zappacistës.

Gjatë merkatos së ardhshme do të ketë sërish një duel në merkato për Hysaj.

Komento: