Ja me cilin futbollist të Anglisë e ndërroi fanellën Rashica

20:52 | 18 Nëntor 2019

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë.

Kombëtarja e Kosovës e mbylli ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 me disfatë 4-0 nga Anglia në Prishtinë.

Pas përfundimit të ndeshjes disa futbollistë i shkëmbyen fanellat.

Mesfushori kosovar Milot Rashica e ndërroi fanellën me mesfushorin e Chelseat Mason Mount në tunel.

Të dy kanë qenë bashkëlojtarë te skuadra holandeze Vitesse në edicionin 2017/18.

Ndryshe në ndeshjen e djeshme, Rashica luajti 90 minuta ndërsa Mount u inkuadrua në pjesën e dytë.

Komento: