Ja sa bukur e ka dekoruar shtëpinë Afërdita Dreshaj

14:38 | 11 Dhjetor 2018

Afërdita Dreshaj është ndër modelet me të pëlqyera shqiptare.

Ajo është martuar më 29 qershor të këtij viti me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Në shumë raste ajo ka treguar se është duke jetuar një jetë të lumtur pranë tij.

Tani kur jemi në prag të festave të fundvitit duket se këngëtarja ka përfunduar përgatitjet për këto festa, shkruan rtv21.

Ajo ka postuar një video në ‘Instastory’, në të cilën shfaqet oxhaku i bardhë i zbukuruar me dekore festive të shumëllojshme dhe pema madhështore e Vitit të Ri me shumë dhurata të vendosura në të.

Me poshtë mund ta shikoni videon brenda shtëpisë së dekoruar nga Afërdita Dreshaj.

Komento: