Ja sa do të fitojë Morinho, nëse Tottenham përfundon në top katërshe

10:51 | 23 Nëntor 2019

Klauzola e veçantë në kontratën e Mourinhos me Tottenham

Jose Mourinho është emëruar pasues i Mauricio Pochettino te Tottenham këtë javë.

Skuadra e Tottenham, bëhet skuadra e tretë e Jose Mourinho në Premierligë. Ai aventurën e re në Londër, e nis të shtunën në një udhëtim aspak të vështirë, te West Ham United.

Pas 14 xhirove, Tottenham renditet në vendin e 14 në Premierligë, dhe synimi i Jose Mourinhos këtë sezon, do të jetë plasmani sa më i lartë i skuadrës në tabelë.

Por, nëse në fund të sezonit, nëse Tottenham përfundon në top katër vendet e para, Jose Mourinho do të fitojë dy milionë euro shtesë, sipas kontratës që ka lidhur me skuadrën londineze.

Momentalisht, pozita e katërt mbahet nga Manchester City, me 25 pikë

Komento: