Ja sa gjatë do të mungojë Alba

13:59 | 18 Shtator 2019

Katalunasit kanë marrë një lajm të keq.

Barcelona iu gëzua mbrëmë rikthimit në fushë të Lionel Messit, por problemet me dëmtimet vijojnë të shqetësojnë trajnerin Valverde. Jordi Alba, është futbollisti i radhës që do të jetë i detyruar të mungojë 2-3 javë.

Mbrojtësi i krahut të majtë pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kësaj të marte në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit, duke u larguar nga fusha e lojës përpara kohe.

Alba ka problem në bicepsin femoris të kofshës së majtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për 2 deri në 3 javë.

Komento: