Ja sa muaj do t’iu paguaj Qeveria e Kosovës nëse ju largojnë nga puna – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja sa muaj do t’iu paguaj Qeveria e Kosovës nëse ju largojnë nga puna

12:36 | 28 Mars 2020

Nëse ju largojnë nga puna, ja sa muaj do t’iu paguaj Qeveria e Kosovës.

Ministria e Financave ka njoftuar se do të mar përsipër ti paguaj për tre muajt e ardhshëm nga buxheti i shtetit, punëtorët të cuilët humbin vendin e punës për shkak të situatës së rënduar ekonomike nga koronavirusi në Kosovë.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, largimi i një pjese të punëtorëve nga puna do të jetë i pashmangshëm për biznese të caktuara në këtë situatë.

“… në këtë situatë mund të ketë ndërmarrje që nuk mund ta evitojnë largimin e një pjese të punëtorëve nga puna. Për ata punëmarrës që humbin punën përgjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e një asistence mujore në masën e 130 euro për 3 muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Maksimumi i shumës së alokuar në këtë masë, sipas këtij institucioni do të jetë 4 milionë euro.

Komento: