Ja sa para pagoi për një biletë tifozi kosovar për ndeshjen kundër Anglisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja sa para pagoi për një biletë tifozi kosovar për ndeshjen kundër Anglisë

16:33 | 11 Shtator 2019

Angli – Kosovë: Kaq para pagoi për një biletë ky tifoz i Kosovës.

Kur bëhet fjalë për Kombëtaren e Kosovës, tifozët nuk kursejnë parat e tyre edhe nëse biletat janë me vlerë të lartë.

Anglia dhe Kosova u takuan mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, duel ky që u mbyll me rezultatin përfundimtar në 5:3, shkruan GazetaBlic.

Tifozët ‘Dardan’ udhëtuan për në stadiumin ‘St Mary’s’ për t’i përcjellë nga afër djelmoshat e Challaneds.

Njëri prej tifozëve që ishte prezent në stadium ishte edhe Tomorr Kurshumliu nga grupi muzikorë ‘Gjurmët’, i cili tha se këto janë momente që nuk paguhem me kurrgjë.

Pra, Kurshumliu pagoi rreth 134 euro për një biletë të vetme.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje nga redaksia:

“M’a ka kujtue ajo rekllamë e Master Card… Rruga për Southampton 60.00 funta; Biletat për ndeshje 120.00 funta, Ndjenja e të qenunit në atë moment në stadion kur shenuem e gëzimi i Malit… nji gjâ qi s’ka çmim. Janë momente qi s’paguhem me kurgjo… për krejtë tjerat asht Master/ Card.

Komento: