Shpend Maxhuni pritet të rikthehet në polici.
Dy javë pas dorëheqjes nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni e ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në Policinë e Kosovës.
Maxhuni të mërkurën i është drejtuar Policisë së Kosovës me kërkesë zyrtare që të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni.
Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai tha se duhet të sqarohet saktësisht se pse dha dorëheqje Maxhuni nga pozita e kreut të AKI-së.
Kurti tha se e përshëndet dorëheqjen e tij, por jo edhe dekoratën që mori ditë më parë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.