Ja te cila skuadër do të pensionohet Messi

08:52 | 23 Tetor 2019

Messi siç duket do të pensionohet te Barça.

Ylli i La Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç, beson që sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të përfundojë karrierën në Barcelonë.

Messi ka thënë se nuk do të nënshkruajë kontratë të gjatë me klubin blaugranas, pavarësisht që është i lumtur në “Camp Nou”.

Suedezi beson që pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdoj të qëndrojë në Barcelonë.

“Për mua, ai asnjëherë nuk do ta ndryshoj skuadrën”, deklaroi ai. Ndërsa, për të ardhmen e tij, Ibra ka pranuar që ky është sezoni i tij i fundit në Amerikë.

Komento: